Arrestohet trafikanti shqiptar, iu kap drogë me vlerë 1 milion euro

10.02.2017 16:34:36

Është vënë në pranga një 41-vjeçar shqiptar, të cilit i janë gjetur gjashtë kilogramë drogë, e cila nëse do të hidhej në treg do të kushtonte një milion euro.

Policia italiane ka bërë të ditur se ka arritur që të finalizojë me sukses një operacion kundër drogës, derisa mësohet se i arrestuar është shqiptar, raporton albinfo.ch.

Sipas mediave italiane është vënë në pranga një 41-vjeçar shqiptar me iniciale D.E.M., i cili është dërguar në burgun e Civitavecchias në Romë.

Droga u zbulua gjatë një kontrolli në automjetin tip “Opel Astra”, në një vend të bërë enkas nën tapiceri. Nga kontrolli i ushtruar, u zbuluan pesë pako me një peshë të përgjithshme prej 6 kg.

Sipas ekspertëve, nëse droga do të hidhej në treg do të kapte një shifër prej 1 milion euro.