Arrestohet vrasësi i Mirditës, Ilir Doda ekzekutoi kushëririn me armë

13.08.2016 13:16:25

Arrestohet vrasësi i 52 vjeçarit në Mirditë. Ilir Dodaj qëndroi i rrethuar në shtëpinë e tij nga forcat speciale, por është prangosur pas negociatave.

Gjatë paradites ai vrau në fshatin Perlat i Epërm 52-vjeçarin Mark Dodaj.

Viktima u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Viktima dhe autori ishin kushërinj me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet ende shkaku i konfliktit me armë që përfundoi në tragjedi