Arsenali mposht United në derbin Anglez, shënon Xhaka

07.05.2017 20:42:27
HULL, ENGLAND - SEPTEMBER 17: Granit Xhaka of Arsenal celebrates scoring his sides first goal with team mates during the Premier League match between Hull City and Arsenal at KCOM Stadium on September 17, 2016 in Hull, England. (Photo by Tony Marshall/Getty Images)

Arsenali e ka fituar derbin anglez të kësaj fundjave, duke mundur Manchester Unitedin, me rezultat 2-0, në javën e 35-të të Premier Liges.

‘Topçinjtë’ bën një ndeshje mjaft të mirë në duel me ‘Djajtë e Kuq’, duke marrë tri pikë dhe duke shpresuar akoma në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-të, duke shënuar një super-gol, kurse, tre minuta më vonë Ëelbeck dyfishoi avantazhin e londinëzve në 2-0, rezultat më të cilën u mbyll kjo sfidë.

Pas kësaj fitore, Arsenali 63 pikë dhe është në vendin e gjashtë, dy më pak se Manchetser Unitedi që renditet në pozitën e pestë.