Një raketë e vërtetë/ Mediat zviceriane jehonë super golit të futbollistit shqiptar

11.04.2021 21:35:44

Kastriot Imeri është treguar vendimtar në fitoren e Servettes në transfertë ndaj Zurich.

Skuadra e lojtarit shqiptar po fitonin 2-0, por kundërshtarët i vunë ata nën presion.

Alex Schalk shënoi golin e parë të takimit në minutën e 46-të, duke filluar më pas spektakli i golave.

Por, ajo që ishte më e bukura në këtë përballje, ishte goli i Imerit që shënoi në minutën e 69-të nga rreth 30 metra në portën e Zurich.

Ai lëshoi një goditje të fuqishme duke lënë të shtangur portierin e Zurichit.