Asident Klinë-Pejë lëndohen disa persona

02.05.2018 18:48:07
Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në aksin rrugor Klinë-Pejë.

Sipas një lexuesi të Indeksonline si pasojë e aksidentit në fjalë ka edhe disa persona të lënduar.

Njëra prej veturave është rrotulluar duke dalë nga rruga përderisa tjetra veturë ka mbetur në vend me dëme të mëdha material nga të dy veturat.

Nga aksidenti në fjalë në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata përderisa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e emergjencës.