“Asnjë rast vdekje për shkak të vaksinës në Shqipëri”/ Komiteti i Ekspertëve sqaron situatën

02.04.2021 12:45:27

Komiteti i Ekspertëve ka reaguar zyrtarisht pas lajmeve për fatalitete pas marrjes së vaksinës kineze.

“Bëjmë me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19.

Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës”, njofton Komiteti.

Më tej theksohet: “Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas”.