Obiliqi në festë pas miratimit të ligjit në Kuvend

30.11.2016 22:58:27

Miratimi i Ligjit për Obiliqin i ka nxjerrë në rrugë qytetarët e qytezës nga e cila furnizohet me energji elektrike e gjithë Kosova.

Për banorët e Obiliqit, miratimi i Ligjit në Kuvendin e Kosovës ishte një lajm i gëzueshëm. Ndërsa [për kreun e Komunës, Xhaferr Gashi, ky ishte fillimi i një epoke të re.

Sipas tij tashmë komuna do të përfitojë më shumë para nga buxheti i shtetit, çka do të ndikojë në rritjen e ekonomisë së banorëve si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

‘’Ky Ligj për Obiliqin, është një fitore jashtëzakonisht e madhe për qytetarët dhe komunën tonë. Qytetarët tanë kanë pas një nevojë të madhe për një Ligj të tillë për Obiliqin. Kjo është një mundësi e mirë që Obiliqi të rregulloj gjendjen ambientale dhe sociale poashtu’’, është shprehur Kryetari Xhafer Gashi.