Hoxhaj: Daçiqit i tregova ku e ka vendin

30.11.2016 22:45:26

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i ka sqaruar fërkimet që kishte me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili iu referua Kosovës si pjesë e Serbisë.

“Unë fola për rikthimin e historisë. Por nuk e imagjinova ta shoh Daçiqin e rikthyer”, tha Hoxhaj, për RTK

“E mbaj mend atë në vitet 90-ta kur ishte zëdhënës i Millosheviqit, i një regjimi që i ka bërë aq dëme Ballkanit dhe Kosovës. Është për keqardhje kur e shoh Ivica Daçiq si flet dhe sillet”.

“Deshi apo jo, Kosova është e pavarur dhe do të jetë çdo herë e tillë”.

Kjo është deklarata e Hoxhajt që më pas e bëri Daçiqin ta lëshojë sallën në Varshavë të Polonisë.