Samiti i Ujërave në Budapest: Sokol Havolli shpreh besimin në zhvillimet teknologjike për shfrytëzimin më efiçent të ujit

30.11.2016 23:06:57

Në Samitin e Ujërave që u mbajt në Biudapest, e ku përfaqësohej edhe Kosova, është diskutuar për probemet që kanë të bëjnë me rezervat botërore ujore, me problemet që kanë me ujë, dhe me mënyrat se si të bëhet kursimi, mirëmenaxhimi dhe mirëpërdosimi i ujit. Sokol Havolli, shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa, që ishte në këtë samit, ka bërë një koment të shkurtër, në të cilin ka theskuar se gjatë 20 viteve të ardhshme do të rritet për 50% kërkesa për ujë, por po ashtu ka shprehur besimin se zhvillimet teknologjike do të bëjnë të mundur kursimin dhe ruajtjen e rezervave botërore ujore. Në këtë kontekst z. Havolli ka përmendur rastin e Jordanisë që ka arritur të dyfishojë prodhimet bujqësore dhe duke redukuar për 5 herë shfrytëzimin e ujit.

“Sot përfundoi Samiti i Ujërave në Budapest. Shumë vende në botë ballafaqohen me probleme po thuaj se ekzistenciale nga rreziku i humbjes së ujit. Në të njëjtën kohë vende me suksese të jazhtëzakonshme, si Jordania, kanë arritur që të dyfishojnë prodhimin bujqësor dhe industrial duke reduktuar për 5 here shfrytëzimin e ujit, edhe ashtu të pakët për këtë vend.

Gandi ka thënë se tokën dhe ujin nuk i kemi trashëgimi nga prindërit tanë, por i kemi të huazuara nga fëmijët tanë.

Kërkesa po ashtu do të rritet për 50% në më pak se 20 vjet, por teknologjia ekziston dhe gatishmëria nga institucionet financiare për të financuar projektet e rritjes së efiçencës në trajtimin e ujërave ekziston. Uji është jetë.” – ka thënë z. Havolli në komentin e tij.

samitiujerave

samitiujerave2