Astrit Gashi: Thaçi ka ndryshime në deklarata

20.10.2016 22:13:35

Analisti Astrit Gashi ka deklaruar se është befasuar kur ka dëgjuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që ka thënë se kombi kosovar nuk ekziston.

“Nuk po e di çfarë po ndodh me qëndrimet e presidentit Thaçi  që ka ndryshim në deklarata e tij. Thaçi ka thënë kombi kosovar nuk ekziston, për çka jam befasuar shumë. Ai në fakt e përqesh në një moment Edi Ramën, kur i thotë ndërtoje autostradën nga Miloti në Durrës. Nuk mundet Shqipëria për 700 vjet me e heqë Kosovën”, ka thënë Gashi në  në Klan Kosova.