Ata që provokojnë si Serbia, janë prodhim i saj! Rrezik veglat e tyre brenda dhe rreth LDK-së

17.02.2017 14:21:44
(FILES) File photo dated on October 21, 2004 shows the late President of Kosovo and leader of the Democratic League of Kosovo (LDK) Ibrahim Rugova during the last electoral rally in Pristina, Kosovo. Kosovo began its long-awaited final countdown to statehood on February 15, 2008, with Prime Minister Hashim Thaci poised to confirm on February 17, 2008 as the day it will declare independence from Serbia. It will do so with strong support from the major EU powers and the United States, and equally vigorous opposition from Serbia and Russia, which have vowed never to recognise it. AFP PHOTO GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULAKU/AFP/Getty Images)

Nga Rexhep Kastrati

Një incident me hymnin e Kosovës pa foton e presidentit Rugova ka shkaktuar reagime te veprimtarë dhe të qytetarë të ndryshëm, nëpërmjet të të cilave kanë shprehur revoltën e tyre.

Edhe pse ky incident mund të jetë shkaktuar me qëllim, megjithatë, duhet të konsiderohet vetëm një nga incidentet që janë krijuar në vazhdimësi edhe për të gjallë të presidentit Rugova, prandaj duhet konsideruar si pjesë të strategjisë me natyrë serbe të provokimeve dhe të krijimit të incidenteve denigruese.

I shkaktuar sot në ditën e pavarësisë së Kosovës, ky incident natyrisht se ka një peshë më të madhe provokative dhe sikur mëton të përcjellë mesazhe devalvuese dhe mohuese të rolit të presidentit Rugova, megjithatë, duhet injoruar dhe nuk duhet rënë në provokime.

Të mos biesh në provokime që shkaktojnë ata që imitojnë Serbinë pikë për pikë, si në provokime, si në propagandë, si në rrena, do të thotë të sillesh si presidenti Rugova – të injorosh provokimet dhe të vazhdohet me shtetndërtimin.

Duhet thënë se këto provokime, sikurse provokimet e Serbisë bëhen me qëllim që të nxitin polemika, pengesa dhe vështirësi në shtetformimin e Kosovës.

E qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë të humbin në rrugën e tyre të shtetformimit!

E LDK nuk ka kohë të humbë në rrugën e shtetndërtimit të Kosovës!

Kurse sa u përket meritave të presidentit Rugova dhe të LDK-së në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, ato nuk mund të mohohen nga askush, sepse ato janë të dëshmuara dhe të konfirmuara edhe nga burrshtetas më të njohur botërorë, nga qytetarët e Kosovës dhe nga vetë procesi liri, pavarësi, demokraci.

LDK dhe gjithë veprimtarët e devotshëm duhet të përqëndrojnë vëmendjen te roli i veglave kondomë brenda e rreth saj që janë angazhuar dhe po angazhohen nga brenda apo rreth saj të kryejnë detyra të marra nga mafiozë politikë e medietikë.

LDK dhe gjithë veprimtarët e devotshëm duhet të përqendrojnë vëmendjen të disa individë që keqpërdorin pozitën që kanë për të penguar konsolidimin e saj, për të nxitur luftë klanesh, si dhe për të bllokuar veprimtarë, gazetarë dhe personalitete të tjera publikë, e që mund të kontribuojnë qoftë në konsolidimin e LDK-së, qoftë në konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Dhe kjo duhet të bëhet për hir të presidentit Rugova, për hir të LDK-së dhe për hir të vendit. Këto vegla kondomë brenda e rreth LDK-së, por që bëjnë punën e të tjerëve për çarjen dhe rrënimin e saj, në fakt po rrezikojnë proceset në vend, po rrezikojnë zhbërjen e gjithë asaj që ka arritur presidenti Rugova dhe vendi gjatë viteve, sepse po rezikojnë edhe raportet e LDK-së me obligimet ndërkombëtare të Kosovës, edhe raportet me aleatët tanë strategjikë.

LDK, ndërkaq, ka pasur, ka dhe do të ketë edhe më tej rol përcaktues në procesin e shtetndërtimit, të raporteve rajonale dhe globale të Kosovës, prandaj edhe është sulmuar, sulmohet dhe do të sulmohet edhe më tej.