Austria do dërgojë Hungarinë në gjyq nëse refuzon të marr refugjatët

07.09.2016 19:05:50

Ministri i brendshëm i Austrisë ka kërcënuar se do të padisë Hungarinë nëse refuzon të kthejë refugjatët të cilët kanë kaluar kufijtë e përbashkët.

Rregullat evropiane janë injoruar gjerësisht që nga viti i kaluar, refugjatët duhet të kërkonin azil në shtetin e parë të BE-së në të cilin kishin hyrë.

Qindra e mijëra refugjatë kanë udhëtuar nga vendet e Evropës jugore për të shkuar më tutje në Austrinë e veriut, Gjermani apo Suedi, duke e bërë të pamundur të implementohet të ashtuquajturën “Marrëveshja e Dublinit”