Autobusët urbanë në Tiranë mbushen me ujë (Foto)

08.11.2016 09:45:58

Shirat e rrëmbyer që përfshinë Tiranën kanë përmbytur edhe autobusët urbanë.

Pamjet që janë hedhur në internet nga qytetarë të ndryshëm tregojnë autobusë urbanë të mbushur me ujë, të linjës së Vorës dhe Paskuqanit.

Situata ka qenë më kritike në dalje të Tiranës. Ndërsa autostrada Tiranë – Durrës u bllokua në Qafë Kashar.

urban1

urban3