Avdullah Hoti ngushëllon Britaninë e Madhe për viktimat e sulmit terrorist

04.06.2017 12:25:21

Kandidati i LDK-së me koalicion për kryeministër, Avdullah Hoti me këtë rast e quan këtë sulm, si sulm ndaj vlerave më sublime të mbarë njerëzimit.

“Ndjej keqardhje të thellë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të sulmit terrorist në Londër. Ky është një sulm ndaj vlerave më sublime të mbarë njerëzimit. Jam i bindur që Britania e Madhe si vatër e demokracisë dhe civilizimit perëndimor do ta tejkalojë edhe këtë sfidë. AH” – thuhet në postimin e z. Hoti.