Avion mbi Ishëm? Berisha publikon videon: “Narkoflota” nuk pushon!

08.04.2018 21:38:17

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në të cilën duket një avion i vogël i cili fluturon ulët.

Berisha pretendon se përmes këtij avioni që është filmuar nga kalaja e Prezës do transportohej kanabis.

Videoja është filmuar nga një qytetar që ia ka nisur Berishës. “As të dielën Narkoflota ajrore nuk pushon! Ishmi është pikë mjalti e saj”, shkruan Berisha.

Në Ishëm para disa kohësh u rrëzua një avion i cili dyshohet se do transportonte një sasi të madhe kanabisi, ku në drejtim të tij ishte një shtetas italian i kaspur më pas nga policia.