Avokatët e Kosovës dhe korrupsioni i tyre

07.08.2018 11:30:47

Avokatët në Kosovë nuk i ndalon askush për të pranuar pagesa nga klientët e tyre me para të gatshme.

Këtë, madje, ua lejon edhe ligji, duke krijuar kështu mundësi për korrupsion dhe transaksione të paligjshme, si dhe duke dëmtuar integritetin dhe reputacionin e tyre.

Ky është vetëm njëri nga konstatimet që është përfshirë në draft-raportin e UNDP-së rreth rrezikut të korrupsionit në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Një mori parregullsish dhe shkeljesh janë evidencuar brenda këtij draft-raporti, duke filluar nga hyrja në profesionin e avokatisë, gjatë ushtrimit të profesionit e gjatë procedurave disiplinore. Po ashtu, është theksuar mungesa e llogaridhënies nga menaxhmenti i OAK-ut lidhur me shpenzimin e buxhetit