“Balena e kaltër” në Prishtinë, babai raporton vajzën në polici

18.06.2017 12:39:08

Në Prishtinë është raportuar një tjetër rast i lojës “Balena e kaltër” që çon fëmijët në vetëvrasje .

 

Policia ka njoftuar  se të premten një baba i shqetësuar ka raportuar për vajzën e tij tek forcat e rendit, për të cilën thuhet se ka gërvishtur duart duke vizatuar balenën.

“Një  mashkull K/Shqiptar ka raportuar se viktima-vajza e tij (e mitur) me një mjetë të prehtë  i kishte gërvishtur duart duke bërë vizatime në formë balene. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.