BANANE -FRUT FLORI

01.02.2020 22:28:52

Fjalën banane,sa ishim të vegjël,
s’e kishim degjuar,pa le në fotografi,
tan që u rritëm,goja lëshon lëng ,
ëndërrojmë,dritherojne,bien ne dashuri.

Banane verdhoshe,me ngjyrën e Hënës,
edhe kafshët te pelqejnë,vdesin per ty,
kur piqesh je mjaltë,melem per plagë,
për trupin je diell,motor që jep energji.

Poetët e lashtë persiane,me ty moj virane,
këndonin,shkruanin nate e dite rubaira,
deheshin me verë,kur kafshonin banane,
harbonin me femrat,putheshin pa kufij.

Banane bojëari, je me shume se frut flori,
trojanet per Helenen,flijuan Kalin e Trojes
mbreterit per frutat e tua dergonin ushtri,
ar i verdhë,vërsnike me bajamen,falni dashuri.