Banorët të habitur, shfaqet mes flakëve fytyra e një vajze

29.10.2019 12:58:24

Një foto e shkrepur gjatë djegies së një shtëpie në Kaliforninë Veriore zbuloi diçka shumë drithëruese vetëm pak përpara Halloëeen-it. Fotoreporteri Josh Edelson, 41 vjeç, nga Mill Valley, California, ishte në “krye të detyrës“, duke bërë foto nga zjarri I Kincade, teksa flakët po gllabëronin një banesë në  Healdsburg.

Kur u kthye në zyrë, ai pa rezultatet e punës së vet dhe vuri re diçka të pazakontë. “Unë kam realizuar mjaft foto në raste zjarresh dhe jam përpjekur të kërkoj forma e gjëra të çuditshme sepse kam vërejtur se flakët I bëjnë vërtet gjëra të tilla“, tha ai për DailyMail.com.

“Por këtë fytyrë vajze, nuk e vura përveçse pasi u lanë fotot“, ka shtuar ai. Imazhi ( nëse nuk është I manipuluar), është në fakt mjaft I qartë dhe tregon fytyrën e bukur të një vajze të re.