Shpërthim në Suedi, plagoset vajza e Nasim Haradinajt

03.01.2018 12:13:38

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në datën e 2 janarit në qytetin Helsingborg të Suedisë. Me ç’rast ka mbetur e plagosur një grua shqiptare, që dyshohet të jetë Ariana Haradinaj, vajza e veprimtarit të çështjeve kombëtare, Nazim Haradinaj

Mediat suedeze kanë shkruar se ende nuk e dinë se pse ka ndodhur ky shpërthim, teksa ngjarja në polici ishte raportuar në orën 00:58 natën e të martës.

Banorët e kësaj lagje janë evaukuar në orën 04:30 të mëngjesit, shkruajn mediat suedeze, raporton Insajderi.

Oficeri i policisë ka treguar se “shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi shumë familjare ndërsa një person është dërguar me ambulancë në spital”.

Policia është në vend të ngjarjes që nga nata e mbrëmshme ndërsa për zonjën Haradinaj raportohet se është në gjendje të rëndë