Bardh Spahia: Me vaksinat kineze të gripit, po vihet në rrezik populli

10.01.2017 13:56:56

Drejtuesi i departamentit të Emigracionit në Partinë Demokratike, Bardh Spahia ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me vaksinat antigrip që po përdoren këto ditë në qendrat shëndetësore në mbarë vendin.

Në një status në Facebook, ai akuzon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Beqajn se me skandalet e vazhdueshme të tyre po vënë në rrezik jetën e popullit.

Ja çfarë shkruan Bardh Spahiu në Facebook:

“Ne vazhdim te sages se vaksines antigrip qe po perdoret keto dite ne te gjitha qendrat shendetsore ne mbare vendin dua te terheq vemendjen tuaj e sidomos te kolegeve te mi mjeke per disa aspekte etike dhe morale qe kjo vaksine ka ne raport me ligjin 105/2014 “Per barnat dhe shërbimin farmaceutik ne Republiken e Shqiperise” miratuar me 31.07.2014 ne njeren ane dhe popullaten ne anen tjeter. Qytetaret duhet te informohen sakte se cfare parashikon ligji per barnat e dhuruara qe importohen ne Rep e Shqiperise . A e ploteson vaksina ne fjale piken b dhe ç te nenit 12 te ligjit per barnat? Edhe pse thuhet qe vaksina eshte donacion ky fakt ne raport me rendesine e sigurise se jetes dhe shendetit te qytetareve nuk ka rendesi.

A eshte kjo vaksine e autorizuar nga EMA dhe/ose FDA( edhe pse eshte donacion)? A i permbush vaksina kineze kerkesat e nenit 49 per Etiketimin dhe nenin 50 te ligjit per barnat, per fleteudhezuesit? Paketimi i saj eshte teresisht ne gjuhen kineze. A mundet qe personeli i kujdesit shendetesor te kuptoje shtamet qe ka kjo vaksine?

A i ploteson vaksina detyrimet e nenit 21 te ligjit per barnat? A kane keto vaksina shenje dalluese qe te tregoje qe jane falas si dhe qëllimin e perdorimit te tyre? A i ploteson vaksina detyrimet e nenit 33 per importin e barnave te paautorizuara dhe atyre te dhuruara? Pse per nje pjese te personelit te qendrave shendetsore qe jane vaksinuar eshte  perdorur vaksina Vaxigrip (Sanofi Pasteur) me shtame te perditesuara, ndersa per popullaten perdoret vaksina kineze, kur kjo e para edhte e regjistruar dhe egzistente ne Shqiperi?! Dikush duhet te sqaroje se pse nje bar (vaksine) edhe pse donacion, duhet te perdoret ne qoftese nuk permbush kriteret qe parashikon ligji i mesiperm per kete kategori kaq delikate barnash, kur nderkohe jane te regjistruara dy vaksina te tjera si Vaxigrip dhe Influvac, te cilat kane vite me radhe qe qarkullojne ne Republiken e Shqiperise? Skandalet ne shendetsine e drejtuar nga Beqja  nuk kane te sosur e tani po vene ne rrezik dhe shendetin e popullates!”