Të shtëna para ndërtesës së Drejtorisë policore në Gaziantep të Turqisë

10.01.2017 14:06:43

Para ndërtesës së Drejtorisë së policisë në Gaziantep të Turqisë, kanë ndodhur të shtëna nga armë zjarri për çka në vendngjarje u dërguan ekipe shtesë të policisë dhe ekipe të ambulancës mjekësore.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia turke ka konfirmuar se kanë vrarë një njeri që do të mund të ishte një vetëvrasës me bombë i cili u përpoq për të hyrë në stacionin kryesor të policisë në qytetin juglindor Gaziantep.