Basha akuza për kërcënime ndaj mësuesve

21.08.2016 18:37:58

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sot akuzat ndaj qeverisë për kërcënimet e mësuesve në Dibër për të votuar kandidatin e majtë për zgjedhjet bashkiake të 11 shtatorit.

Kreu i opozitës akuzon kryeministrin Edi Rama se ka marrë në mbrojtje drejtorin e Arsimit të Dibrës Drini Gjeci dhe në këtë mënyrë konfirmon se fshihet pas skemës për dhunimin e votës.

Basha ka siguruar qytetarët dhe arsimtarët e Dibrës që të mos bien pre e shantazhit dhe ka paralajmëruar ata që i quan “horrat e Ramës” se do të marrin përgjigjen e merituar.

Reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha:

Ne vend qe te verifikonte e te mbante qendrim per krimin skandaloz te Drini Gjecit qe ju valevit mesuesve njoftimin e largimit nga puna, nese nuk votojne kandidatin e qeverise ne zgjedhjet e 11 shtatorit, Edi Rama mori sot ne mbrojtje horrin e tij qe menaxhon arsimin ne Diber.

Me kete akt, ai konfirmoi publikisht se qendron vete pas kesaj skeme te dhunimit te votes, te perdorimit te pushtetit per te grabitur vullnetin e lire, duke luajtur me buken e arsimtareve dhe femijeve te tyre. Rama e legalizoi kete krim permes Luizes se tij te arsimit e cila prej 3 vitesh i ka kthyer drejtorite arsimore ne qendra korrupsioni ku paguhen mijera euro per nje vend pune dhe ne motele ku trafikohen mesueset e reja per kenaqesine e pushtave te rilindjes.

Shantazhi qe u behet mesuesve te Dibres do te marre pergjigjen e merituar. Kercenimet e horrave te Rames nuk do ta zhbejne dot vullnetin e dibraneve. I bej thirrje Prokurorise te nise menjehere hetimin per krimin zgjedhor te kercenimit per voten.

Ju bej thirrje arsimtareve dhe te gjithe te punesuarve te tjere ne Bashkine e Dibres te mos bien pre e presioneve dhe kercenimeve dhe i siguroj se cdo zuzar qe guxon ti shantazhoje do te perballet me ligjin.

Ndersa Edi Rama dhe shpura e horrave qe ka dislokuar ne Diber per te trembur dhe dhunuar dibranet duhet ta dijne se po luajne me zjarrin. Zemerata e sovranit te dhunuar, vjedhur dhe poshteruar do te perveloje cdo rryshfet, cdo kercenim, cdo bandit e mercenar bashke me shefin e tyre.