Lulzim Basha: Familjet shqiptare me borxhe, s’paguajnë dot bukën

22.06.2017 10:13:46

“Papunësia, pensionet e ulta, çmimet e rritura kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve. Më të varfërit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme. Në Maliq, në Kamëz, në Delvinë, në Rubik, në Tiranë, në Elbasan e kudo nëpër Shqipëri kam parë listat e borxheve të mijëra familjeve shqiptare. Vetëm një ekonomi e fortë do të rrisë të ardhurat, do të rrisë punësimin, do të zvogëlojë varfërinë. Këtë do të arrij me planin tim ekonomik, i cili do të sigurojë një të ardhme të sigurt për të gjithë”.