Basha takon Merkelin: Gjermania, ndihmë në luftën kundër krimit e korrupsionit

07.12.2016 14:51:27

Me ftesë të Kancelares Angela Merkel, kreu i opozitës Lulzim Basha ka marrë pjesë në punimet e Kongresit të CDU-së, në Essen të Gjermanisë.

Basha 1Gjatë Kongresit, Basha pati mundësinë të bisedojë me Kancelaren Merkel, duke e falënderuar për ndihmën ndaj Shqipërisë.

Basha 2“E falënderova Merkelin për ndihmën ndaj Shqipërisë dhe shpreha nevojën që ka vendi ynë për mbështetjen gjermane jo vetëm për integrimin në BE, për edhe për të luftuar krimin, korrupsionin dhe për të garantuar demokracinë në vend, – shkruan Basha në një postim në FACEBOOK”. – Dua t’i siguroj të gjithë shqiptarët se mbështetja e Kancelares Merkel për Shqipërinë dhe shqiptarët do të jetë e palëkundur”, – thotë kreu i Partisë Demokratike.