Bashkia Tiranë bllokon rrugët pa asnjë lajmërim, irritohen qytetarët

11.12.2016 12:06:28

Edhe pse fundjavë dhe qarkullimi i automjeteve është i dendur, sikur të mos mjaftonin segmentet e bllokuara më herët për shkak të punimeve, Bashkia Tiranë vijon të bllokojë rrugët e kryeqytetit pa njoftuar më parë qytetarët.

Bllokimi i rrugëve ka shkaktuar pakënaqësi dhe irritim te shumë qytetarë, që kanë dërguar disa fotografi pranë redaksisë së Syri.net, pikërisht të akseve të bllokuara.

“Ja si bllokohen rrugët ditën për diell nga bashkia Tirane, pa bërë një plan masash, pa orientim te trafikut dhe me kulmorja pa dhëne asnjë lajmërim…”, shprehet një qytetar.

“S’guxon robi të dalë nga shtëpia, se vdes në trafik”, shprehet një tjetër.