“BE është në rrezik, nga politikanët francez që mbështeten nga Kremlini”

09.03.2017 20:28:58

Një ligjvënës amerikan thotë se e ardhmja e Bashkimit Evropian mund të jetë në rrezik nëse “politikanët e mbështetur nga Kremlini” vijnë në pushtet në Francë.

Deklarata e përfaqësuesit republikan, Ed Royce, vjen para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, që do të mbahen në muajin prill.

Ministri i jashtëm francez, Jean-Mark Ayrault, ka sugjeruar se Rusia është duke e sulmuar me sulme kibernetike fushatën e kandidatin pro-evropian, Emmanuel Macron, me qëllim që të ndikojë tek opinion publik në Francë.

“Nëse politikanët e mbështetur nga Kremlini marrin pushtetin në Francë, kjo potencialisht do të shënonte fundin e Bashkimit Evropian”, tha Royce, në fjalimin e tij në seancën për Rusinë në Komitetin për Punë të jashtme.