Tre Deputetë të Paralamentit Europian dhe raportues për Maqedoninë në BE, Eduard Kukan, Fleckenstein and Ivo Vajgl bashkë me Komisionerin e BE-se për Politika të Zgjerimit Johannes Hahn, kanë vlerësuar zgjedhjet e 11-të dhjetorit në Maqedoni dhe kanë thënë se këto zgjedhje janë një hap i rëndësishëm në tejkalimin e krizës politike në këtë vend.
“Ky proces duhet të vazhdojë në mënyrë që vendi të rikthehet në rrugën e Bashkimit Europian. Nuk ka kohë për t’u humbur”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të tyre.
“ne u bëjmë apel të gjithë politikanëve që të vazhdojnë të punojnë sa më suhmë dhe më shpejtë të munden në implementimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe në reformat politike”, kanë thënë këta zyrtarë të BE-së.