Belgjika ka nisur një hetim rreth sulmit me hanxhar gjatë të cilit u plagosen dy oficere policie.
Prokurorët nisën një hetim për” Vrasje terroriste në tentativë”, ka njoftuar kryeministri belg Charles Michel.Sulmuesi thuhet se gjatë sulmit bërtiti “Allahu Akbar”, jashtë stacionit policor. Ai vdiq pasi u qëllua nga oficerët, raporton BBC.
Të dielën i ashtuquajturi Shtet Islamik ka thënë se sulmi i së shtunës në Charleroi të Belgjikës, ishte kryer nga “ushtarët e tij”, transmeton KP.
Charleroi është përdorur si bazë e disa xhihadistëve të përfshirë në sulmet e Parisit në nëntor të vitit 2015, dhe ato të Brukselit në fillim të këtij viti.
Prokurorët belgë kanë thënë se besojnë që sulmuesi të ketë qenë një algjerian i moshës 33 vjeçare, i cili kishte jetuar bë Belgjikë që nga viti 2012.








































