Trump acarohet me protestuesit:Pse nuk votuat në zgjedhje?

22.01.2017 19:13:03
Donald Trump e ka shfrytëzuar rrjetin social twitter për të reaguar ndaj protestave që po zhvillohen në Amerikë, kundër zgjedhjes së tij si president.
Ai ka deklaruar se zgjedhjet në Amerikë sapo kanë përfunduar, duke i pyetur protestuesit se pse nuk kanë votuar. “Pashë dje manifestimin por kam një ndjesi që ne sapo zhvilluam disa zgjedhje! Përse këta persona nuk vajtën të votojnë?” ka shkruar presidenti i Amerikës në Twitter.

Kurse në disa postime tjera ai i ka  cilësuar protestat si të drejta të njerëzve për të shprehur bindjet e tyre.

Në marshet që u mbajtën në Amerikë protestuan rreth dy milionë persona, shumica prej tyre gra.