Kundërthënie për asociacionin e komunave serbe

22.01.2017 19:19:22

Qeveria e Kosovës shpërfillë ultimatumin e Listës Serbe

Qeveria e Kosovës nuk do të lëshojë pe ndaj kushteve të Listës Serbe në lidhje me paralajmërimin e këtij subjekti për shpalljen e njëanëshme të Asociacionit të Komunave Serbe. Njohësit e çështjeve politike dhe të sigurisë ndërkaq, ultimatumin e palës serbe e konsiderojnë si trysni, por dhe si provokim të radhës ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.