Beqë Cufaj, ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani

20.07.2018 08:50:05

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj, ka dorëzuar Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Ambasadori Cufaj i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat si dhe Koloneli i FSK-së, Xhavit Sadriaj, Këshilltari Lulëzim Pllana dhe Zëvendëskonsullja Leonita Harxhi, është pritur nga Garda e Nderit e Republikës Federale të Gjermanisë dhe në praninë e mediave, si dhe nën përcjelljen e bashkëpunëtorëve të Presidentit të Gjermanisë Steinmeier.

Pasi ka kryer procedurën e paraparë, në takimin me Presidentin e Gjermanisë dhe pasi i ka përcjellë përshëndetjet e Presidentit, Kryeministrit dhe krerëve tjerë të shtetit të Kosovës, ka falënderuar Presidentin Steinmeier për angazhimin e tij prej mëse 20 vjetësh në të gjitha funksionet për Kosovën dhe qytetarët e saj. /KP/