Berat, kapen me 3 kg kanabis, arrestohen 4 të rinj

05.08.2016 23:21:49

Policia e Beratit ka arrestuar katër të rinj për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Finalizimi me sukses i  operacionit  të koduar  ‘ Ura e Hanit’, çoi në pranga shtetasit:

1.Amarildo  Ilir  Muhametanji, 21 vjeç,  banues në Urë Vajgurore

2.Xhuljan  Bujar  Dhëmbo, 24 vjeç, banues në Urë Vajgurore, i dënuar më parë

3.Nertil  Bashkim  Hoxhaj, 29 vjeç,banues në Urë Vajgurore, i dënuar më

Policia bën të ditur se katër të arrestuarit janë  kapur në flagrancë rreth orës 15:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Ura –Vajgurore -Berat, në afërsi të vendit të quajtur Ura e

Hanit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me targa AA 815 JZ, në pronësi të shtetasit Amarildo Muhametanji, drejtuar prej tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg e 91  gramë lëndë narkotike e dyshuar “kannabis sativa”.

Këta shtetas mbaheshin nën vëzhgim nga ana e strukturave policore, pasi dyshoheshin se në bashkëpunim më njëri-tjetrin ishin shpërndarës të  lëndëve narkotike në

Policia thotë se këta shtetas dyshohen dhe si kultivues të bimëve narkotike të asgjësuara nga ana e strukturave policore në fshatin Osmëzezë, më datë 27.07.2016, ku u bë asgjësimi i 950 rrënjë bimë të dyshuara kanabis sativa, si dhe të 40  rrënjë të dyshuara kanabis sativa  në fshatin Mëndrakë, Njësia Administrative Lumas, Berat.