Është ngritur aktakuzë ndaj një 19 vjeçari në lidhje me sulmin me thikë në Londër, ku një grua mbeti e vdekur, shkruan BBC.
Zakaria Bulham, është akuzuar për vrasjen e Darlene Horton, 64 vjeçare, dhe për tentim vrasje të pesë personave të tjerë.
Dy femra dhe tre meshkuj kanë mbetur të lënduar pas sulmit të ditës së mërkurë.
Policia ka deklaruar që Bulham, me nacionalitet norvegjez dhe prejardhje nga Somalia, do të paraqitet pranë Gjykatës Westminster Magistrates ditën e shtunë.
64 vjeçarja ishte në vizitë në Londër me bashkëshortin e saj Richard Wagner i cili po jepte mësim në një shkollë verore.








































