Besart Dreshaj: Kur e njohim njëri tjetrin, jemi më të pasur!

07.10.2017 14:16:18

Sa më afër ditës së zgjedhjeve, aktivitetet e kandidatëve të LDK-së për kryetarë komunash po bëhen me intensive.

Në profilin e tij ne facebook, Besart Dreshaj ka njoftuar për një takim që z. Rugova, kryetar i Istogut, z. Muhaxheri, kryetar i Pejës dhe z. Hoti, kandidat i LDK-së për kryetar të Klinës, kanë pasur takim të përbashkët me qytetarë, biznese, veprimtarë, punonjës kulture etj.

Ky është postimi i plotë i z. Dreshaj

Takime me kryetarët e ardhshëm të komunave me qytetarë, veprimtarë të LDK-së, biznese, zejtarë, familje e krijues të kulturës. Kur e njohim njëri tjetrin, jemi më të pasur. Atëherë e kuptojme mëndjen dhe shpirtin tonë kreativ. Mikëpritjen!

Me #HakiRugova në Istog, me Gazmend Muhaxheri në Pejë, me Besim Hoti në Klinë.