Valbona Shujaku nga drejtoria e kulturës në Prishtinë, zv/ministre e Kulturës në Shqipëri?

07.10.2017 14:13:28
Mediat në Shqipëri kanë njoftuar se Valbona Shujaku, aktualisht e angazhuar në drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri në qeverinë e re të Edi Ramës.
Në emrat e zbuluar nga mediat për zëvendësministrat e rinj dhe të angazhuarit në ministri të ndryshme figuron edhe emri i Shujakut.

Klan Kosova ka kontaktuar me Valbona Shujaku, por ajo nuk ka mundur ta konfirmojë plotësisht ende lajmin.

“Nesër në orën 17:00 do ta marrë vesh edhe vet”, ka thënë shkurt Shujaku.