Besart Dreshaj: Lidhja jonë ka shkërmoqur lidhjet e së keqes!

17.12.2017 19:41:09

Besart Dreshaj ka përcjellë entuziazimin dhe optimizmin për fitoren e LDK-së në Istog.

Në një postim në facebook, z. Dreshaj ka uruar qytetarët e Istogut për fitoren.

Ky është postimi i plotë i z. Besart Deshaj:

Miq,

Lidhja e Demokratike e Kosovës, Lidhja e qytetarëve, ajo e Kosovës, Demokracia e Kosovës.

Lidhja e të gjitha lidhjeve, Lidhja mbi të gjitha lidhjet, Lidhja rreth vlerave dhe traditës, Lidhja e të shkuarës, të tashmës dhe të ardhmës, Lidhja e brezave, e burrave dhe grave, e të rinjëve dhe të rejave, Lidhja e lirisë, demokracisë dhe e pavarësisë, Lidhja e Presidentit Rugova, Lidhja e shtetit, e komunave, Lidhja në Istog….

…. Shkërmoqi dhe i plasoi në harrësën e të shkuarës, të gjitha lidhjet pa lidhje, Lidhja jonë, dërrmoi lidhjet parapolitike, lidhjet politike, lidhjet personale, lidhjet e interesave, lidhjet e inateve, lidhjet e së keqës,…

Urime qytetarë,
Urime votues,
Urime Istog,
Urime Kosovë!

Fitore me dinjitet!!!