Besnik Tafaj, i vrari në Itali

21.08.2016 10:35:56

Mediat italiane kanë zbardhur identitetin e shtetasit shqiptar të vrarë ditën e djeshme teksa ndiqej nga policia.

Bëhet fjalë për shtetasin Besnik Tafaj, 27 vjeç, i cili është vënë në ndjekje nga policia italiane pasi kishte vjedhur një automjet luksoz dhe dyshohej si anëtar i një grupi kriminal që merrej me grabitjen e automjeteve të shtrenjta.

Mësohet se një moment Tafaj ka zbritur nga automjeti dhe ka nisur të qëllojë me armë zjarri në drejtim të policisë, por një nga plumbat e ka prekur në pjesën e mjekrës kur i shkaktuar vdekjen  e menjëhershme.