Biden arrin në Beograd, pritet nga kryeministri serb

16.08.2016 14:21:53

Nënpresidenti amerikan Joe Biden ka arritur në orën 14:00 në aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd.

Biden pritet të bisedojë me zyrtarët e shtetit të Serbisë teksa është pritur në aeroport nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori i SHBA-ve në Serbi  Kyle Skat, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Ndërsa një pritje zyrtare është planifikuar të bëhet në Pallatin e Serbisë, e që pritet që të bisedojë edh4e me presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliq. Gjithashtu duhet përkujtuar që Biden pritet të jetë në Prishtinë në orët e mbrëmjes së kësaj të marte.