“Biden e presim me bukë, kripë e zemër”

16.08.2016 22:45:57

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, pritet në Kosovë me bukë, kripë e zemër.

Murtezaj në Ora e Fundit në Klan Kosova deklaroi se Biden pritet me nderime si Zëvendëspresident, por ai është edhe një mik i madh i vendit tonë.

“Ne e presim Biden me bukë e kripë e zemër, e shtojmë edhe dimensionin e zemrës”, ka pohuar Murtezaj. “E presim si presidenti, por edhe si mik të Kosovës”.

Murtezaj duke folur për vizitën e Biden edhe në Beograd, ka deklaruar se megjithatë miku i Kosovës “gjumin e bënë në Kosovë”.

“Biden e do drejtësinë dhe ne mund të themi se e drejta ka qenë nga ana e Kosovës, prandaj ky është relacioni i afërt i Biden me Kosovën. Ai angazhohet që të dy vendet (Kosova dhe Serbia)  të ecin sigurtë në rrugën drejt bashkimit Europina”.