Treni i mistershëm, kërkohet në Poloni thesari i Luftës së Dytë Botërore

16.08.2016 22:55:57

Kërkimet për të ashtëquajturin ‘trenin e artë nazist’ kanë rinisur sot në jug-perëndim të Polonisë, pasi një skuadër e përbërë nga kërkues gjermanë dhe polakë siguruan lejen për të gërmuar në këtë zonë.

Sipas legjendave lokale, thuhet se ushtria naziste përdori një tren për të transportuar ar, bizhuteri dhe sende të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore, pak përpara ofensivës së ushtrisë sovjetike. Këto materiale i’u ishin marrë hebrenjve të Hungarisë dhe kapin vlerën e 250 milionë eurove.  Një skuadër me gjuetarë thesaresh e përbërë nga kërkues gjermanë dhe polakë ka nisur sot gërmimet në jugperëndim të Polonisë, aty ku besohet se ka humbur i ashtuquajturi “treni i artë nazist”.

Sipas legjendave lokale, ushtria naziste përdori një tren për të transportuar ar, bizhuteri, armë dhe gjëra të tjera me vlerë përpara avancimit të Ushtrisë sovjetike.   Në bazë të këtyre informacioneve, këto objekte kapin shifrën e 250 milionë eurove dhe u janë marrë hebrenjve hungarezë gjatë luftës.