Biden Sekretar Shteti në presidencën Hilary Clinton?

28.10.2016 19:18:59

Nënpresidenti amerikan, Joseph Biden, mund të bëhet shef i ri i diplomacisë amerikane në rast se në zgjedhje fiton Hillary Clinton, shkruan Politico.

Sipas kësaj gazete, Biden do të ishte ministër i shkëlqyer, kurse shtabi zgjedhor i Hillary Clintonit, edhe pse është i fokusuar në fitore zgjedhore, goxha kohë kalon edhe në gjetjen e mënyrës se si Biden të bindet që ta pranojë këtë ofertë, transmeton lajmi.net.

Bisedime zyrtare për këtë nuk ka pasur, thekson Politico dhe shton se me zgjedhjen e Bidenit ai do të mund ta përmbyllë karrieren e tij shumë-dekadeshe te senatorit, më pas dy mandate si nënpresident i SHBA-ve dhe bashkëpunëtor më i afërt i presidentit Barack Obama.

Biden ka qenë i angazhuar edhe më herët në misione diplomatike.

Biden njihet si mik i madh i Kosovës. Ai dhe familja e tij, gjatë verës vizituan Kosovën, ku morën pjesën edhe në inaugurimin e rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë