Biden – Trump, ndryshon rezultati në Wisconsin

04.11.2020 12:22:42

Wisconsin ka sjell ndryshim të rezultatit të votave mes Donald Trump dhe Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Rezultatet nga Milwaukee kanë kthyer Wisconsin tek Joe Biden, i cili ka një epërsi në shtet tani, thotë Phil Mattingly i CNN.

Më herët, informacioni i votimit të qytetit të Milwaukee u dha me një shoqërim policie, njoftoi Ryan Young i CNN.

“Kur ata kanë tre oficerë që ecin me ta, ju e kuptoni rëndësinë e ngjarjes,” tha Young Chris për CNN.

Zgjedhjet nuk kanë mbaruar me miliona vota ende të pazgjidhura në shtetet kyçe, përfshirë fushën e betejës Wisconsin.