Shpërthen vullkani në Rusi, hiri arrin 11 kilometra

11.12.2016 23:32:53

Një vullkan i fuqishëm ka shpërthyer në Kamchatka të Rusisë, ku hiri vullkanik arrit në lartësinë 11 kilometra mbi nivelin e detit.

Mediat duke iu referuar Ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme, kanë deklaruar se vullkani ka shpërthyer sot.

Sipas autoriteteve ruse, edhe pse vullkani është i përmasave të mëdha, nuk ka pësuar persona të lënduar, pasi rajoni është i pabanuar.

1032903675