Bie fluksi i pritjeve në Merdare dhe te Dheu i Bardhë

05.08.2017 21:15:27

Ka rënë fluksi i pritjeve në pikën kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, por bashkatdhetarët tanë prapë po ballafaqohen me këtë problem. Ata po duhet të presin deri në 6 orë në pikën kufitare Serbi-Hungari.

Gjatë udhëtimit për në vendlindje bashkatdhetarët edhe më tutje  janë duke u  ballafaquar me pritje të gjata nëpër  vendkalimet kufitare.

Në vendkalimin kufitar Horgosh, Hungari–Serbi, në anën Hungareze, për të kaluar kontrollin kufitar është pritur 3 deri në 6 orë, ndërsa në anën Serbe pritjet kanë qenë  deri në 3 orë

E ne vendkalimin kufitar Merdare në hyrje të Kosovës  është shkurtuar koha e pritjes e po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu I Bardhë ku sot pritjet ishin rreth një orë

Zyrtaret e policisë kosovare thonë se pritjet të cilat nganjëherë janë edhe të gjata po shkaktohen si pasojë e fluksit të madh të udhëtarëve  në të dy drejtimet.