Bill Clinton ia uron ditëlindjen 85-vjeçarit nga Tropoja (Foto)

04.10.2016 16:46:23
Florida Hoxha është një vajzë e re shqiptare që prej 10 muajsh punon për Fondacionin ‘Clinton’ në Nju Jork.

Javën e shkuar, ajo kërkoi leje nga puna, pasi i duhej të shkonte në Shqipëri, duke treguar se arsyeja pse dëshironte të vizitonte vendlindjen, ishte 85-vjetori i  gjyshi të saj në Tropojë.

Dy ditë përpara se të nisej për në Shqipëri, Floridës i erdhi një zarf.

Ajo tregon për dritare.net, gjithë habinë dhe emocionin e saj, kur pa brenda në zarf një letër të firmosur nga vetë ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton.

Clinton i uronte ditëlindjen gjyshit të punonjëses së Fondacionit të tij, me këto fjalë:

“I dashur Januz,

Gëzuar 85 vjetorin.

Uroj të festoni gëzueshëm dhe që viti pasardhës të sjellë kujtime të mrekullueshme për ju dhe njerëzit tuaj të dashur.

Sinqerisht,

Bill Clinton”.