Hoteli me 45 kate dhe do marrë emrin “Abraj Kudai”, përcjell tvklan.al. Ndërtimi i super hotelit u shty për dy vjet sipas “RT”, e cila citon problemet ekonomike të firmës.
Arabia Saudite synon t’i japë fund varësisë nga nafta me superprojekte të tilla dhe me këtë qëllim qeveria do të mbështesë financiarisht grupin ndërtues.
Grupi arab Bin Laden është themeluar nga babai i terroristit Osama bin Laden, Muhammed bin Laden dhe aktualisht ka një borxh total prej 30 miliardë dollarësh.
Ekonomia Arabe është në telashe të mëdha me defiçitin buxhetor që ka arritur shifrat rekord të 12.4 miliardë dollarëve.
Kjo ka detyruar qeverinë që të plani kojë nisjen e mbledhjes për herë të parë të TVSH-së në vend.
Në momentin që do të përfundojë ndërtimi, hoteli do të ketë në brendësi 70 restorante dhe një qendër tregtare.
Ai do të lërë pas hotelet në Las Vegas të SHBA-ve, të njohur si më të mëdhenjtë në botë.