Biznesmeni shqiptar kapet me drogë në Zvicër

10.01.2017 20:00:22

Gjykata Penale e Lucerne në Zvicër ka dënuar dje një shitës heroine, i cili e kishte fshehur drogën në pyll.

Shqiptari është dënuar me 15 muaj burgim, që është konvertuar në 2 vite dënime me kusht.

I akuzuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka pranuar akuzat dhe dënimin. Ai është dërguar në Shqipëri.

27-vjeçari, i cili zotëron një dyqan në Tiranë ka udhëtuar në Zvicër në fund të Gushtit 2016, ku është marrë me shitje droge, raporton media zvicerane “zugerzeitung”.