Lëvizja “Black Lives Matter” me qendër në SHBA, ka shprehur plotësisht solidaritetin e saj me popullin e shtypur palestinez dhe ka kërkuar nga regjimi i Tel Avivit të lirojë tokat e pushtuara palestineze.
“Palestinë solidarizohet me lëvizjen “Black Lives Matter” dhe anasjelltas… sepse betejat tona janë të ngjashme”, tha Janae Bonsu, udhëheqëse e Projektit të të rinjve zezakë i lidhur me Black Lives Matter, në një deklaratë të bërë ditën e enjte.
“Ju duhet të zgjidhni, ata apo neve, jeni për liri apo nuk jeni, tha Bonsu. Ajo theksoi se aktivistët e Black Lives Matter dhe grupet pro-palestineze janë pajtuar për një kauzë të përbashkët për të kundërshtuar atë që ata e përshkruajnë si shtypje dhe racizëm sistematik.
Që nga viti 1967 kur Izraeli filloi pushtimin e territoreve palestineze, mbi gjysmë milionë izraelitë jetojnë në më shumë se 230 vendbanime të paligjshme të ndërtuara në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kodsin lindor. Aktualisht rreth 7000 të burgosur palestinezë gjenden nëpër burgjet izraelite.








































