Bombë në veri, në hotelin ku qëndroi sot Edita Tahiri

28.12.2016 21:45:24

Sonte është hedhur një mjet shpërthyer në Hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës. Ky mjet shpërthyes, garantë dorë, sipas mediave serbe nuk ka shpërthyer.

Lajmin për hedhjen e granatës për Kos sev, që transmeton Tanjug, e ka konfirmuar shefi i Policisë së Kosovës në veri Zhelko Bojiq.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e Policisë së Kosovës.

Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht, në këtë hotel sot ka qëndruar ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri.

Para disa ditësh, edhe në oborrin e shtëpisë së serbit që i kishte folur Ramush Haradinajt te ura në veri, ishte hedhur granatë dore, por pa pasoja.